Skandaloze, jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, por bartin parulla ”Kosova është Serbi”

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e klubit të kick-boksit “Kosovska Mitrovica” kanë bërë një veprim skandaloz.

Lëre që nuk e njohin Federatën e Kosovës dhe marrin pjesë nën ombrellën e Federatës së Serbisë në gara të ndryshme, ata tani kanë shkuar edhe më larg.

Serbët që jetojnë e veprojnë në shtetin e Kosovës së fundmi kanë marrë pjesë sërish në garat e Serbisë dhe ajo çka është më tronditëse dhe skandaloze, në Aleksinc të Serbisë, këta garues të një pjese të Mitrovicës e kanë shpalosur një parull ku shkruante “Kosovo je Serbija” apo në shqip që do të thotë “Kosova është Serbi”.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja “Jedinstvo”.

“Anëtarët e klubit të kick-boksit “Kosovska Mitrovica” kanë arritur sukses të madh në Kampionatin Qendror të Serbisë, i cili u zhvillua në Aleksinc. Ata kanë fituar tetë medalje, katër medalje ari, tre të argjendtë dhe një të bronztë”, shkruan “Jedinstvo”.

Garuesit ishin Јovan Smiliq, Petar Simonoviq, Vasilije Jovanoviq, Llazar Vuksanoviq, Mihajlu Dimitrijeviq, Strahinj Stojanoviq, Pavlu Maslakoviq etj. 

Të ngjashme