Skënderbeu prezanton “bomberin”

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 13:51 | Nga

Ashtu siç pritej, Skënderbeu ka bërë prezantimin e sulmuesit nga Gambia, Ali Souwe.

23-vjeçari ka mbërritur në Korçë dhe sot në ambientet e stadiumit “Skënderbeu” është prezantuar nga menaxheri i përgjithshëm i klubit Gerhard Takaj.

Souwe, i cili do mbajë në fanellë numrin 90, vjen nga skuadra e Chievos në formë huazimi. Pas Vujovic të afruar këtë verë, ky është afrimi i dytë në repartin ofensiv. Sulmuesi nuk është regjistruar për ndeshjet e Europa League, në sfidën e së enjtes ndaj Mlada Boleslav do të jetë në tribunë si tifoz.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme