“Skifterat” e Gjilanit urojnë Shkëndijën, por jo edhe Dritën

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 16:56 | Nga

Përmes barazimit me Prishtinën dje në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, Drita u shpall kampion i Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Ky ishte titulli i dytë i Dritës, por kësaj here i vlefshëm për fazën para kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse brenda një qyteti, skuadra tjetër e Gjilanit, nuk i uroi titullin Dritës, por për KF Gjilanin dhe më saktësisht tifozët “Skifterat”, më i rëndësishëm ishte urimi për kampionin e Maqedonisë, skuadrën e Shkëndijës së Tetovës, madje edhe në faqen e tyre në Facebook.

Pra, derisa Drita festonte në qendër të qytetit mbrëmë me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin e LDK-së, në anën tjetër “Skifterat e KF Gjilanit urojnë “Ballistët” e Shkëndijës.

Rivaliteti në mes Dritës dhe Gjilanit, llogaritet në futbollin e Kosovës si ndër më të zjarrtit, përkundër se në fushën e lojës këtë edicion, nuk kemi mundur ta përcaktojmë cila është me e mirë, pasi në tri derbit e sezonit që lamë pas, ndeshjet përfunduan pa fitues, duke barazuar tri herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme