Skitarët e rinj po garojnë në Turqi para debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Dy skitarët të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Llozana 2020”, Drin Kokaj dhe Era Shala, po marrin pjesë në garën e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, që po mbahet në Erzurum të Turqisë.

Sipas një njoftimi nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Drin Kokaj në garën e djeshme të disiplinës sllallom doli i 23-i nga 50 garues, me kohën 1:44:15 sekonda në të dyja lëshimet. Sot, ai u diskualifikua gjatë lëshimit të dytë në sllallom të madh.

Era Shala sot garoi në sllallom të madh, ku doli e 18-ta nga 26 garuese. Pas dy lëshimeve pati kohën 1:40.97 sekonda.

LOD për të Rinj “Llozana 2020” mbahen prej 9-22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës.

Të ngjashme