Skitarët kosovarë nisin përgatitjet për “Pekini 2022”

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Ekipi olimpik i Kosovës në skijim, ka filluar përgaditjet për garat kualifikuese për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Albin Tahiri momentalisht gjindet në qendrën skitare, Molltal Gllachier të Austrisë ku tashmë i ka filluar përgaditjet kurse Arbi Pupovci, Kiana Kryeziu, e Drin Kokaj janë duke u stërvitur nga selektori Agim Popovci në qëndren Hintertux poashtu në Austri.

Deri në hapjen e lojërave olimpike “Pekini 2022” kanë mbetur edhe 100 ditë teksa skitarët tanë janë në mision që të marrin pikë të cilat do ti kualifikojnë në ngjarjen që mbledh garuesit elitarë të sporteve dimërore.

Të ngjashme