Skriniar: Më kërkoi Man Unitedi, Interi i ktheu mbrapa

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 14:44 | Nga

Mourinho e do Skriniarin në “Old Trafford”, por kjo dëshirë nuk do t’i realizohet pasi mbrojtësi në ngritje ka konfirmuar se Interi i ka refuzuar “Djajtë e Kuq”.

Milan Skriniar e ka konfirmuar interesimin e Manchester Unitedit, por thotë se është më i lumtur që Inter ka vendosur ta mbajë.

Qendërmbrojtësi sllovak ka qenë i kërkuar nga klube të mëdha evropiane, por Interi e ka bërë të qartë se lojtari nuk është në shitje.

“Manchester United? Kam dëgjuar për interesimin e tyre dhe u bëra krenarë”, tha Skriniar për faqen zyrtare të Federatës Sllovake.

“Jam i lumtur që Interi ka refuzuar ofertat e tyre dhe për besimin e madh që kanë në mua”, shtoi ai mes tjerash.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme