Skriniar: Milani me ne rilindi, ne do t’i ndalim

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 11:08 | Nga

Milan – Inter është njëri nga derbit më të mëdha në botë falë rivalitetit të madh që shfaqin futbollistët në fushë dhe tifozët në tribuna.

Derby Della Madonina ka ardhur në një moment fantastik për Milanin që nuk di për humbje në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Ishte pikërisht ndeshja ndaj Interit për Kupën e Italisë kur Milani triumfoi dhe filloi serinë pozitive.

E mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar e di mirë këtë ecuri të Milanit por beson se i ka ardhur fundi rezultateve të mira të Kuqezinjve.

“Ata u ringjallën nga ndeshja kundër nesh ku na eliminuan në Kupën e Italisë, por tani është koha për t’i ndalur dhe për tu futur ne në një seri”, ka thënë Skriniar.

Për mbrojtësin sllovak rreziku mbetet nga spanjolli Suso që do t’ia hiqte Milanit, por duhet përqendrim edhe për talentin Cutrone.

“Do ta kemi përballë një kundërshtar të fortë që ka fituar shumë besim në ndeshjet e fundit”.

“Nëse do të kisha mundësi nga ta do ta hiqja Suson, por duhet të kemi kujdes edhe me Cutronen një futbollist i fortë që shënon edhe kur prek pak topa”, ka thënë Skriniar.

Milan dhe Inter do të përballen me njëra tjetrën me fillim nga ora 20:45.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme