Skriniar: Qetësohuni, jam mirë te Interi

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 10:15 | Nga

Milan Skriniar nuk dëshiron të largohet nga “Giuseppe Meazza”.

U transferua te Interi sezonin e kaluar, por që në vitin e parë Milan Skriniar tregoi se është një lojtar me të ardhme, për të cilin tashmë janë duke u interesuar klube të mëdha evropiane, transmeton Gazeta Express.

I pyetur sërish nga gazetarët për një largim të mundshëm gjatë verës nga “Giuseppe Meazza”, Skriniar e bëri të qartë se është mirë te Interi dhe se nuk po mendon për lëvizje.

“Qetësohuni, këtu jam mirë”, u përgjigj mbrojtësi për “Premium Sport”.

23-vjeçari ka bërë 27 paraqitje në Serie A këtë edicion, duke realizuar katër gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme