Skuadra angleze e shkarkon trajnerin

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Kanë filluar shkarkimet e para në Angli.

Klubet nga Anglia kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri, duke bërë ndryshime qysh nga tani në stol.

QPR e ka shkarkuar Steve McClaren, pas rezultateve të dobëta në Champonship, përcjell lajmi.net.

Skuadra angleze nuk ka arritur në pesë ndeshjet e fundit të fitojë, andaj ka vendosur ta shkarkojë trajnerin.

McClaren kishte ti humbje dhe dy barazime në pesë ndeshjet e fundit, ku kjo bëri që klubi ta shkarkonte atë.

QPR aktualisht është në vendin e 17-të, gjersa nuk ka shanse që të rikthehet në Premierligë as në sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme