Skuadra angleze ofron 60 milionë euro për Modriç

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 08:29 | Nga

​Luka Modriç është i lumtur në Real Madrid, por pavarësisht kësaj, ai vazhdon të kërkohet nga shumë skuadra evropiane.

Arsenal është duke përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurove për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, shkruan Don Balon.

Modric thuhet se po mendon kthimin në Premierligë, pas gjashtë sezone të suksesshme të kaluara në Madrid.

Për kroatin po ashtu janë duke u interesuar edhe ish-skuadra e tij Tottenham, Liverpool dhe Juventus.

Modric ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2021. /Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme