Skuadra e mundshme e Hysajt pasi konfirmoi largimin nga Napoli

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madridi është duke u interesuar fuqishëm për Elseid Hysajn.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, konfirmoi më herët këtë javë se është duke e luajtur sezonin e fundit te Napoli, raporton Gazeta Express.

Ai nuk ka qenë zgjidhja e parë me Carlo Ancelottin në stol dhe mendon se zgjidhja më e mirë është largimi.

Përveç Chelseas, që në të kaluarën ka shprehur interesim për 25-vjeçarin, dhe nuk përjashtohet mundësia e transferimit në Londër nëse qëndron ende Mauricio Sarri – për të është duke u interesuar edhe Atletico Madridi.

Sipas GOAL, Diego Simeone ka nevojë urgjentisht për mbrojtës të djathtë dhe mendon se opsioni më i mirë është Hysaj.

Hysaj, ka bërë 35 paraqitje për Napolin këtë edicion në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme