Skuadra e plotë e Interit për ndeshjen e sotme ndaj Juventus

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Finalja e Superkupës së Italisë zhvillohet sot, atje ku “Derby d’Italia” mes Interit dhe Juventusit premton spektakël.

Kampioni i Serie A, Inter dhe fituesi i Kupës së Italisë, Juventus do të takohen me fillim nga ora 21:00.

Interi duket skuadra që duhet mposhtur pas ngjitjes në majën e Serie A me tetë fitore mahnitëse radhazi në ligë dhe tani është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në “Meazza”,(10 fitore, 2 barazime).

Në anën tjetër, Juventusi po kalon në ndoshta sezonin më të dobët në vitet e fundit, por vjen në këtë takim pas një fitore të jashtëzakonshme ndaj Romës, 3- 4.

Të dy skuadrat u takuan në pjesën e parë të këtij edicioni në Serie A, ku ndeshja përfundoi me barazim, 1 me 1.

Kjo është skuadra e plotë e Interit për ndeshjen e sotme.

Portierët: 1 Handanovic, 21 Cordaz, 97 Radu.

Mbrojtësit: 6 De Vrij, 11 Kolarov, 13 Ranocchia, 32 Dimarco, 33 D’Ambrosio, 36 Darmian, 37 Skriniar, 95 Bastoni.

Mesfushorët: 2 Dumfries, 5 Gagliardini, 8 Vecino, 12 Sensi, 14 Perisic, 20

Calhanoglu, 22 Vidal, 23 Barella, 77 Brozovic.

Sulmuesit: 7 Sanchez, 9 Dzeko, 10 Lautaro, 19 Correa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme