Skuadra e Povetkinit llogarit në një meç me Joshuan

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 12:54 | Nga

Anthony Joshua pritet t’u përmbahet rregullave dhe të pranojë boksierin rus Alexander Povetkin si kundërshtar të ardhshëm.

Kështu vlerëson promotori rus i Povetkinit, shkruan Koha Ditore.

Povetkin është kundërshtar i detyruar i Joshuas për titullin e botës në versionin WBA dhe federata botërore u ka dhënë afat dy promotorëve deri më 6 maj për të negociuar për meçin.

“Unë besoj se Joshua do të ndjekë rregullat dhe do të bashkëpunojë me federatat botërore për titujt që i ka në pronë”, ka thënë promotori i Povetkinit, Andrey Ryabinskiy.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme