Skuadra kosovare e transferon ish-lojtarin e NBA-së

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Vander Blue ka luajtur në të kaluarën në ekipet Los Angeles Lakers dhe Boston Celtics. Ai do t’i bashkohet skuadrës kosovare në ditët në vazhdim

Golden Eagle Ylli e ka bërë një goditje të madhe sot, shkruan Gazeta Express.

Klubi kosovar në fakt ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Vander Blue, i cili do t’i mbrojë ngjyrat e këtij klubi deri në fund të këtij sezoni.

Blue është 27 vjeç, i gjatë 193 centimetra dhe luan në pozitat 1 dhe 2, njofton klubi therandas.

Ai ka qenë pjesë e dy ekipeve të suksesshme të NBA-së, edhe pse ka pasur minutazh të vogël.

Blue ka luajtur në Boston Celtics (2013-2014, 5 pikë, 4.9 minuta, 1 kërcim, 0.33 asistime për ndeshje) dhe për Los Angeles Lakers (2014-2015, 2 ndeshje, 22 pikë, 36.9 min, 4.5 kërcime, 4 asistime për ndeshje dhe 2017-2018, 5 ndeshje, 3 pikë, 9 min, 0.2 kërcime dhe 1.2 asistime për ndeshje).

Ai ka marrë pjesë në NBA Summer League me ekipet e NBA-së si

Memphis, Houston, San Antonio, Chicago, Dallas dhe LA Lakers.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e disa ekipeve në Evropë dhe Azi si Maccabi Rishon Lezion (Izrael), Fiat Torino, e së fundmi në ekipet amerikane South Bay Lakers, Texas Legends e Santa Cruz Warriors.

Blue pritet të arrijë në Suharekë shumë shpejt për t’iu bashkuar ekipit të ri.

Të ngjashme