Skuadra më e dobët në Superligë mund “të vendosë” për kampionin

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Loja e mirë që ka treguar skuadra me bilancin më të dobët në Superligë, KEK-u, në dy ndeshjet e fundit, me dy pretendentët për titull kampioni, Llapin dhe Prishtinën, ka bërë që trajneri Alban Dragusha të jetë optimist në prag të përballjes me pretendentin tjetër për titull, Feronikelin.

Madje, Dragusha beson se KEK-u, pikët e para në pjesën pranverore të IPKO Superligës do t’i arkëtojë pikërisht ndaj ekipit nga Drenasi, që vlerësohet favorit i madh në këtë ndeshje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dy ndeshjet e fundit, kundër ekipeve që po luftojnë për titull, KEK-u i humbi me rezultatin minimal, 1:0. Llapi siguroi fitoren nëpërmjet autogolit, derisa Prishtina ishte me fat që nuk pësoi gol nga KEK-u, që pati disa raste të mira shënimi, por që nuk i shfrytëzoi.

Pas këtyre dy ndeshjeve, KEK-u edhe ndeshjen e ardhshme do ta luajë kundër një ekipi tjetër favorit, Feronikeli. Skuadra nga Drenasi prin në tabelë me 62 pikë, sa i ka edhe Prishtina në pozitën e dytë, derisa Llapi është i treti më 60 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme