Skuadra me tre vjet stazh po e merr primatin në qytetin e kampionit

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Kosovës, Bashkimi, ka pësuar humbje në dy ndeshjet e para të edicionit në Superligën e basketbollit.

Pas humbjes nga Ylli në nismë të sezonit, skuadra nga Prizreni u mposht edhe nga Rahoveci vikendin që shkoi dhe kështu humbi edhe më shumë shkëlqimin që i jep kurora e kampionit.

Me këtë nismë, Bashkimi rrezikon të humbë primatin në basketbollin kosovar, për më tepër edhe në qytetin prej nga vjen – Prizreni.

Një tjetër skuadër nga qyteti, Ponte Prizreni, po shkëlqen në Superligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme