Skuadra nga La Liga e kërkon Shaqirin

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 16:19 | Nga

Edicioni i sivjetmë mund të jetë i fundit për Xherdan Shaqirin në Ligën Premiere. Forma e mirë që po e kalon 26-vjeçari te Stoke City ka bërë që për shërbimet e tij të interesohen disa skuadra.

Pak ditë më parë u spekulua se ai mund të mbetet në Angli dhe të transferohet te Southampton, ndërsa së fundi është folur edhe për një mundësi tjetër.

Sipas “Mundo Deportivo”, shqiptari me nënshtetësi zvicerane është në objektivat e skuadrës spanjolle Betis, e cila është shprehur e gatshme të nisë bisedimet me zyrtarët e skuadrës angleze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme