Skuadra nga Serie A kërkon James Rodriguez

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

James Rodriguez është rikthyer në Real Madrid, pas huazimit dy vjeçar te Bayern Munich.

Ylli kolumbian kaloi dy vite në Bundesligë te Bayern Munich, ku edhe fitoi dy tituj të kampionit.

27 vjeçari, edhe pse ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021, duket se do të largohet nga ‘Los Blancos’, për të kaluar në Serie A.

Sipas asaj që raporton ‘Corriere dello Sport’, Napoli e ka shndërruar në prioritet transferimin e James Rodriguez, përcjell ‘lajmi.net’.

E përditshmja italiane bën të ditur se Napoli do t’i ofrojë kontratë pesë vjeçare ish mesfushorit të Monacos, për shërbimet e të cilit Real Madrid do të kërkojë së paku 42 milionë euro.

Të ngjashme