Skuadra që e eliminoi Real Madridi ka buxhet prej vetëm 700 mijë eurosh

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Alcoyano – skuadra e kategorisë së tretë – e cila shkaktoi tronditje duke e eliminuar Real Madridin nga Kupa e Mbretit, ka buxhet më të vogël se një milion euro.

Edhe një mrekulli tjetër ndodhi në Kupën e Mbretit këtë sezon. Këtë herë në Alcoy, njërin prej zonave të goditura më së rëndi nga koronavirusi në provincën Alicate në juglindje të Spanjës, transmeton Gazeta Express.

Të mërkurën në mbrëmje, Alcoyano – i cili bën pjesë në Segunda B – edhe pse me 10 lojtarë në fushë dhe me një buxhet prej vetëm 700.000 eurosh, e eliminoi Real Madridin dhe e arriti çerekfinalen në Kupën e Mbretit.

Pavarësisht se Juanan e shënoi golin e triumfit të paimagjinueshëm në kohën shtesë, kur skuadra e tij kishte mbetur me një lojtar më pak në fushë, ishte dikush tjetër që mori vëmendjen dhe shkëlqeu.

Jose Juan, portieri 41-vjeçari, i cili përkundër moshës e bëri paraqitjen e jetës me pritjet e tij madhështore.

Real Madridi i hodhi në fushë yjet si Karim Benzema, Eden Hazard, Toni Kroos, Asensio, Casemiro dhe të tjerë, por prapëseprapë s’i mjaftoi për ta ndalur Alcoyanon.

Këngët e kënduara në zhveshtore pas ndeshjes u dëgjuan jashtë stadiumit dhe e mërkura e 20 janarit 2021, është një natë që ky klub nuk do ta harrojë kurrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme