Skuadrat e Manchesterit vrojtojnë Dybalan dhe Chiellinin

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 10:04 | Nga

Juventusi duhet të bëjë mirë llogaritë në tregun e transferimeve, pasi klube të mëdha për kërkojnë t’i rrëmbejnë sulmuesin argjentinas Paulo Dybala dhe mbrojtësin Giorgio Chiellini.

Në Angli shkruajnë për një interesim mjaft serioz të dy skuadrave të Mançesterit, United dhe City për dy nga pikat më të forta bardhezi.

Skuadra e Pep Guardiolës po dominon në Ligën Premier, me 15 pikë më shumë se United, por vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi, repart për të cilin spanjolli vazhdon të ketë rezerva.

Në të kaluarën, rezultuan të pasuksesshme tentativat e “Citizens” për të arritur te Leonardo Bonucci, ndërsa tani objektiv i tyre mbetet Chiellini.

Duke qëndruar po në Mançester, vazhdon interesimi i fortë i United për Paulo Dybalan, i dëmtuar në ndeshjen e fundit me Cagliarin.

Po sipas mediave angleze në “Sardegna Arena” kanë qenë të pranishëm emisarë të Djajve të Kuq, për të parë nga afër 24-vjeçarin.

Duket e pamundur të Juventusi të lejojë largimin e dy elementëve bazë të organikës në mes të sezonit. Për këtë arsye, çdo lëvizje e mundshme do të shtyhet për në verë. /SS/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme