Skuadrat e mëdha interesohen për të, Verona ia cakton çmimin Marash Kumbullës

Prishtinë | 19 Tet 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Marash Kumbulla është njëri nga mbrojtësit më premtues në Serie A.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni me fanellën e Hellas Veronës.

Kumbulla ka qenë titullar i padiskutueshëm te Verona ku ka arritur të shënoj edhe një gol në fitoren 1-0 ndaj Sampdorias.

Marash Kumbulla. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

E falë paraqitjeve të mira, interesim për të kanë shfaqur dy skuadrat e mëdha italiane Napoli dhe Fiorentina.

Verona është duke u bërë gati të fitojë shumë nga shitja e shqiptarit dhe tanimë i ka vendosur çmimin e largimit.

Klubi i rikthyer këtë edicion në Serie A kërkon të fitojë rreth 10 milionë euro nga shitja e shqiptarit. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme