Skuadrat e mëdha pas Tagliaficos, Ajaxi i cakton çmimin e largimit

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Nicolas Tagliafico mund të largohet nga Ajaxi në fund të këtij stinori.

Mbrojtësi argjentinas është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer me gjigantin holandez.

I pakalueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa shumë i mirë edhe në fazën ofensive.

Këto dy veçori të lojtarit i kanë rënë në sy skuadrave të mëdha evropiane që po e duan atë.

26-vjeçari po kërkohet nga skuadrat e mëdha italiane, Roma, Milan dhe Napoli.

Ndërkohë Arsenal dhe Newcastle janë dy ekipet angleze që gjithashtu po e duan lojtarin.

Atletico Madrid gjithashtu është futur në garë, me Diego Simeonen që e pëlqen bashkëkombësin e tij dhe e sheh si zëvendësues të Lucas Hernandez.

Ajaxi është gati ta lë të lirë të largohet lojtarin, por vetëm në afatin kalimtar të verës dhe i ka caktuar çmimin e largimit prej 20 milionë euro.

Reprezentuesi argjentinas këtë edicion ka arritur të shënoj edhe katër gola dhe të dhurojë pesë asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme