Skuadrat kosovare në Antalya gjejnë luksin, në Durrës fitoret

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Shumë skuadra të Superligës kanë zgjedhur Durrësin për të kryer përgatitjet për stinorin pranveror në futboll, kurse katër të tjera luksin që ofron Antalya.

Dhe derisa në Durrës ekipet kosovare po përgatiten më lirë dhe po arrijnë fitore, në Turqi e shumta që po arrijnë të marrin në ndeshje përgatitore janë barazimet. Madje ka dyshime se ekipet e huaja ndaj atyre të Kosovës jo gjithherë paraqiten me ekipet më të mira.

Deri më tash tri skuadra kanë luajtur ndeshje në Antalya: Drita, Prishtina dhe Feronikeli, por nuk është arritur asnjë fitore. Flamurtari ka shkuar në bregdetin turk të martën dhe ende nuk ka ndonjë ndeshje, por i ka paralajmëruar tri.

Drita të martën humbi nga ekipi turk Antalyaspor (1:2), kurse të dielën nga ai iranian, Sepahan (1:3). Prishtina ka zhvilluar një ndeshje dhe atë e ka humbur ndaj Desnas së Ukrainës (0:1), ndërkohë Feronikeli ka zhvilluar tri ndeshje dhe ka arritur dy barazime dhe një humbje. Humbi ndaj Sionit zviceran (0:2) dhe barazoi me Shakthtar Donetskun U21 e Ukrainës (1:1) dhe Dunarean e Rumanisë (1:1). 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme