Skuadrat që kanë pranuar më së paku gola

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 10:21 | Nga

Top pesë ligat evropiane janë në javën e gjashtë, në përjashtim të Ligue 1 që ka zhvilluar një xhiro më shumë.

Disa skuadra kanë befasuar me paraqitjen e mirë, posaçërisht në fazën mbrojtëse.

Skuadra që ka pranuar më së paku gola është Borussia Dortmundi në Bundesliga. Gjermanët kanë pranuar vetëm një gol dhe atë në fitoren 5-1 ndaj Borussia Monchengladbac.

Trajneri Peter Bosz dhe skuadra e tij prijnë në tabelë me 16 pikë, dy më shumë se Hoffenheimi.

Pastaj renditet Interi me dy gola të pranuar (1-3 ndaj Romës, 1-1 ndaj Bolognas).

Dy gola kanë pranuar edhe Barcelona, Hannoveri dhe Manchester City e Unitedi.

Ndeshja e ardhshme e BVB është ndaj Augsburgut, i cili renditet në pozitën e pestë.

Mbrojta e klubit gjerman është e ndërtuar zakonisht nga Sokratis, Omer Toprak, Jeremy Toljan, Lukaz Piszczek dhe Marc Barta.

Të ngjashme