“Sky Italia” zbulon trajnerin e ri të Shqipërisë

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 22:25 | Nga

Kombëtarja shqiptare e dëshiron trajnerin italian, Giancarlo Camolese si zëvendësues të Gianni de Biasit.

Që prej largimit të Gianni de Biasit, Shqipëria është në kërkim të një trajneri të ri.

Ai do të drejtonte skuadrën në katër ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për Kupën e Botës dhe atyre për Euro 2016.

Shumë emra janë përmendur deri me tani, por sipas Sky Sport Italia, Shqipëria e dëshiron trajnerin italian, Giancarlo Camolese.

Sot drejtuesit e FSHF-së dhe Camolese kanë biseduar për kushtet e kontratës.

Trajneri 56 vjeçar së fundmi ka drejtuar skuadrën zvicerane Chiasso.

Por, në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat e mëdha si Torino, Reggina, Vicenza, Livorno dhe Pro Vercelli.

Giancarlo Camolese La Pro Vercelli esonera Camolese in panchina torna

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme