“Sky Sports” zbulon se kur do zhvillohet ndeshja: Maqedoni e Veriut – Kosovë

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja gjysmëfinale e “play-offit” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës po planifikohet që të zhvillohet në tetor ose më së largu në nëntor të këtij viti.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të takohen në gjysmëfinale të ‘play-offit’ për të siguruar një vend në Kampionatin Europian, teksa fituesi do të takohet në finale me fituesin nga ndeshja Gjeorgji-Bjellorusi.

Fillimisht kjo ndeshje ishte paraparë që të zhvillohet më 26 mars, por shkaku i koronavirusit u shtye për në qershor, por përsëri UEFA vendosi që të shtyhet.

Ende nuk dihen datat se kur do zhvillohen këto ndeshje gjysmëfinale, por ‘Sky Sports’ ka raportuar së fundmi për planin e ri nga UEFA.

Sipas këtij mediumi, ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë po planifikohet që të zhvillohet në tetor ose më së largu në nëntor të këtij viti.

Të ngjashme