Slavia Praga – Barcelona, formacionet e mundshme

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Slavia Praga dhe Barcelona do të luajnë mes vete në ndeshjen e vlefshme për Grupin F në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit janë mysafirë të klubit çek në takimin e tretë të Grupit F, i cili zhvillohet në Sinobo Stadium nga ora 21:00.

Ekipi i drejtuar nga Ernesto Valverde ka një fitore dhe një barazim nga dy ndeshjet e para dhe pret fitoren e radhës për të lehtësuar kualifikimin.

Në anën tjetër, vendasit të cilët e befasuan Interin në Giuseppe Meazza, synojnë ta befasojnë edhe Barcelonën me rezultat pozitiv.

Valverde pritet të luajë me formacionin më të mirë, duke ia besuar sulmin treshes MSG, ndërsa edhe trajneri i vendasve starton me më të mirin.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; De Jong, Busquets, Arthur; Messi, Suarez, Griezmann

Slavia Pragë: Kolar; Coufal, Kudela, Frydrych, Boril; Sevcik, Soucek; Masopust, Stanciu, Olayinka; Tecl


Të ngjashme