Slavia shpreson që paratë kineze t’i shndërrojë në sukses evropian

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Të freskët nga çerekfinalja e befasishme në Ligën e Evropës dhe të mbushur me para nga pronari kinez, te Slavia e Pragës janë të bindur se mund ta bëjnë atë që pak klube të rajonit e kanë bërë më parë – të luajnë rregullisht në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi i futbollit më i vjetër në Çeki – i themeluar në vitin 1892 dhe tani në pronësi të kompanisë kineze të ndërtimit “Sinobo” – dëshiron të ndërtojë ekip për edicionin e ri, duke u zhytur në tregun e transferimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit, për të konkurruar me të gjitha ekipet e Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Skuadrat nga Evropa Lindore shumë rrallë kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, me Steaua Bukureshtin e Cërvena Zvezdën që mbeten të vetmet nga ky rajon që kanë arritur të fitojnë kupën evropiane.

Por me pronarin kinez dhe disa lojtarë kyç e të rinj, si mesfushori Tomas Soucek e mbrojtësi Alex Kral, Slavia dëshiron që rregullisht të përballet me superfuqitë e Evropës në Ligën e Kampionëve, insiston drejtori sportiv, Jan Nezmar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme