Smallingu do të kthehet tek Unitedi

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Sipas burimeve të “SkySports”, Chris Smalling mbetet lojtar i Manchester Unitedit dhe pritet të kthehet në Old Trafford pas huazimit te Roma.

Mbrojtësi ishte pajtuar të kalonte një sezon në kryeqytetin italian dhe pavarësisht spekulimeve, sipas burimeve, nuk ka bisedime mes klubeve për të bërë të përhershëm transferimin e lojtarit.

29-vjeçari ka luajtur gjashtë herë te Roma, duke pësuar veç dy gola në katër paraqitjet e fundit në ligë, një seri që e ngjiti në vendin e pestë të Serisë A.

Të ngjashme