Sociedad prezanton Januzajn

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 21:38 | Nga

Adnan Januzaj është prezantuar te Real Sociedadi.

Mesfushori me prejardhje shqiptare Adnan Januzaj i ka kushtuar klubit spanjoll 11 milionë euro.

Fotografitë e publikuara nga klubi spanjoll Real Sociedad ka treguar se futbollisti ka marrë fanellën me numrin 8.

Por, kjo nuk do të thotë se e ardhmja e Januzaj ka marrë fund në Manchester United, pasi që në klauzolën e lojtarit raportohet se Unitedi ka të drejtën e riblerjes.

Reprezentuesi belg 22-vjeçar sezonin e kaluar ishte i huazuar te Sunderlandi ndërsa më parë ka luajtur edhe në Borussia Dortmund.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme