Sociedad vendos për shitjen e Januzajt, e ardhmja e tij mes Francës dhe Turqisë

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Adnan Januzaj do të largohet nga Real Sociedad gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi shqiptar ka katër vite që është pjesë e klubit bask dhe do të largohet një vit para skadimit të kontratës.

Klubi spanjoll i ka ofruar rinovimin, por Januzaj nuk e ka pranuar pasi dëshiron një aventurë të re.

26-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen dhe ka dy opsione ku mund ta vazhdoj karrierën.

Gjiganti francez Monaco ka shprehur interesim për transferimin e tij, por Januzaj kërkohet edhe në Turqi nga Galatasaray.

Sociedad synon që nga shitja e yllit nga Kosova të përfitojë rreth shtatë milionë euro, duke marrë parasysh që lojtari është futur në vitin e fundit të kontratës.

Edicionin e kaluar, Januzaj luajti në 36 ndeshje zyrtare për Sociedadin ku shënoi katër gola dhe bëri katër asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme