Sociedadi, klubi i parë i La Ligas që i kthehet fushës stërvitore

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Real Sociedadi ka konfirmuar se lojtarët do t’i kthehen stërvitjeve të martën, më 14 prill.

Klubi bask ka bërë me dije se seancat stërvitore do të mbahen individualisht dhe do të shtrihen përgjatë ditës, e nuk do të ketë stërvitje në grup.

Qeveria spanjolle i ka lejuar punëtorët jo-esenciale që t’i kthehen punës të hënën, pas një ndalese disa javore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.  Te Sociedadi besojnë se kjo vlen edhe për lojtarët.

Te klubi i La Ligas spanjolle luan Adnan Januzaj.

“Me marrjen e vendimit nga qeveria që të lejojë punëtorët jo-esenciale që t’i kthehen punës, lojtarët e skuadrës së parë do të kenë opsionin të vazhdojnë me stërvitje individuale në kompleksin Zubieta duke nisur nga dita e martë. Kjo stërvitje në asnjë mënyrë nuk do të bëhet në grupe. Stërvitja do të jetë e obligueshme siç ka qenë deri më tash. Mbetet te lojtarët të vendosin nëse duan të stërvitin nga shtëpia apo në Zubieta”, është thënë në komunikatë të klubit. “Nëse duan të stërvitin në Zubieta, atëherë do të bëhet sipas protokolleve, që janë vendosur nga autoritetet shëndetësore”.

Të ngjashme