Solari: Bale është akoma i rëndësishëm për Real Madridin

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Garreth Bale tek Real Madrid është akoma një mister.

Uellsiani nuk ka kaluar një sezon aq të mirë deri më tani, duke mos gjetur një vend në formacionin bazë të Santiago Solarit.

Megjithatë, trajneri i ‘Los Blancos’ ka thënë së fundmi se anësori vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën.

“Ata janë akoma të rëndësishëm” ka thënë trajneri duke iu referuar Bale, Marcelo e Asnensios, transmeton lajmi.net.

“Bale ka luajtur në secilin takim që nga rikthimi dhe është duke shënuar gola” ka shtuar ai. Të gjithë janë të rëndësishëm, jo vetëm ata që startojnë. Titujt fitohen me skuadrën e plotë” ka thënë ndër të tjerash ai.

Bale është paraqitur edhe në ‘El Clasico’ mirëpo pati një paraqitje të dobët, për të mos u mbajtur mend. /

Të ngjashme