Solari: Meritat për fitoren ndaj Celtas i shkojnë lojtarëve, treguan karakter

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarëve në fitoren 2-4 ndaj Celta Vigos.

Tekniku argjentinas e ka filluar aventurën te Los Blancos në mënyrën më të mirë të mundshme, katër ndeshjet e para i ka përfunduar të gjitha me fitore.

“Meritat për fitoren i shkojnë lojtarëve, të cilët arritën të bëjnë një ndeshje të mirë. Ishim agresiv në fazën sulmuese dhe luajtëm me personalitet”.

“Fitorja erdhi sepse të gjithë treguar karakter për të kapërcyer gjërat që i kanë kaluar se fundmi”.

“Benzema ishte fantastik, tregoi klas te goli i parë, por kishte edhe një paraqitje të kompletuar. Ai punoi shumë, krijoji hapësira dhe u përpurthë  mirë me skuadrën”.

“Gjithashtu kemi Iscon, por ndeshja shkoi si shkoi dhe ne nuk mund të bënim zëvendësime”, ka thënë Solari.

Ndeshja e ardhshme e Realit në La Liga është kundër Eibarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme