Solari nuk e fton Iscon në skuadrën e Realit për ndeshjen me Valencian

Prishtinë | 24 Shk 2019 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Santiago Solari e ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjen e së dielës mbrëma kundër Levantes në La Liga, me Iscon që është lënë jashtë befasisht.

Isco u riaftësua plotësisht nga lëndimi dhe në stërvitjet e ditës së premte punoi me grupin pa shfaqur asnjë problem, por Solari ka vendosur mos ta përfshijë fare në listën e 21 futbollistëve për duelin me Levanten sonte në orën 20:45.

Përveç Iscos që s’është ftuar, në listë mungon edhe kapiteni Sergio Ramos, i cili është i pezulluar shkaku i kartonëve.

Në skuadër është rikthyer Brahim Diaz.

Lista e plotë e Real Madridit:

Portierë: Navas, Courtois and Luca.

Mbrojtës: Carvajal, Vallejo, Varane, Nacho, Marcelo and Reguilón.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Brahim, Asensio, Valverde and Ceballos.

Sulmues: Benzema, Bale, Mariano, Lucas Vázquez and Vinicius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme