Soler me kontratë të re te Valencia

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori spanjoll Carlos Soler ka firmosur kontratë të re me Valencian, që do ta mbajë tek ekipi nga La Liga deri në qershorin e vitit 2023, ka njoftuar të martën e përditshmja “AS”.

Në kontratën e re të Solerit, skuadra e Valencias ka përfshirë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 150 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Mesfushori 21-vjeçar është një prej më të vlerësuarve këtë edicion te Valencia dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i ofrojnë kontratën e re, pasi kontrata paraprake i skadonte në vitin 2021.

Soler është produkt i akademisë së Valencias dhe me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2017.

Këtë edicion ai ka shënuar dy gola në 11 paraqitje në të gjitha garat. Interesim për Solerin kanë treguar skuadrat nga Premier League, si Chelsea, Tottenham e Arsenal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme