Soleri nuk do të largohet nga Valencia

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori spanjoll Carlos Soler ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Valencia në fund të sezonit përkundër ofertave që i ka nga skuadrat tjera. Ai për mediumet spanjolle të martën ka thënë se dëshiron ta respektojë kontratën e tij me Valencian që i skadon në verën e vitit 2023.

Soler këtë edicion është njëri prej lojtarëve kyç te Valencia duke shënuar shtatë gola dhe asistuar pesë herë në 19 ndeshje në të gjitha garat.

“Nuk e mendoj largimin nga Valencia pasi dua të qëndroj sa më gjatë që të jetë e mundur. Këtu jam i lumtur dhe këtë e kanë parasysh edhe drejtuesit e klubit”, insistoi Soler. 24-vjeçar në fillim të vitit 2017 është promovuar në ekipin e parë të Valencias.

Të ngjashme