Solskjaer dëshironte shitjen e Pogbas këtë verë

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer do të kishte qenë i lumtur ta shihte të shitur Paul Pogban këtë verë.

Francezi nuk e fshehu dëshirën e tij për të lënë Unitedin në fillim të kësaj vere, duke pranuar se po kërkonte një sfidë të re.

Por, 26-vjeçari do të qëndrojë me Unitedin deri në janar të paktën pasi Real Madridi nuk arriti të bëjë materializojë transferimin e francezit.

Solskjaer gjithashtu kërkoi që fondet e sjella nga marrëveshja duhej të ri-investoheshin në skuadër.

Me paratë e Pogbas, Solskajer mendonte investimin tek Christian Eriksen dhe Bruno Fernandes, por ishte e qartë kur filloi para-sezoni se Pogba nuk ka gjasa të largohet.

Të ngjashme