Solskjaer e pranon se Man Utd pati ‘fat’ në fitoren e vonshme ndaj Villarrealit

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka pranuar se Manchester Unitedi pati ‘fat’ në fitoren e së mërkurës ndaj Villarreal në kuadër të grupeve në Ligën e kampionëve.

Djajtë e Kuq shënuan fitoren 2-1 falë golit të minutës së 95-të nga Cristiano Ronaldos, ndërsa më herët kishin shënuar Paco Alcacer (53’) dhe Alex Telles (60’).

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Unitedit, Solskjaer, i cili e ka cilësuar si fitore me fat.

“Old Traffordi në Ligën e Kampionëve është magji dhe ndonjëherë historia mund të na ndihmojë. Sonte, Cristiano doli me një gol të mirë dhe Alex shënoi një gol fantastik”, ka thënë fillimisht Solskajer pas ndeshjes.

“Kjo është ajo që ndodh këtu në Old Trafford. Ka ndodhur kaq shumë herë më parë. Ne duhej t’i kushtonim kujdes erës dhe patëm fat në fund”.

“Marrja e tre pikëve në shtëpi ishte e rëndësishme. Ne e dimë se duhet të arrijmë së paku dhjetë, ndoshta 12 pikë për të kaluar”.

“Është një rezultat i madh për ekipin dhe për shpirtin e ekipit gjithashtu. Është një mënyrë më e mirë për të fituar një ndeshje pasi humbëm disa javë më parë”.

“Më mirë të kem një fitore dhe një humbje sesa dy barazime”, përfundoi trajneri i Unitedit.

Të ngjashme