Solskjaer i lumtur me fitoren ndaj Granadas, por i nervozuar me suspendimin e tre lojtarëve

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ishte i kënaqur me fitoren e ekipit të tij në Ligën e Evropës kundër Granadas, por ka thënë se nuk ishte “një natë perfekte” pasi tre lojtarë do t’i mungojnë në ndeshjen e dytë çerekfinale të javës tjetër shkaku i ndëshkimeve ma kartonë.

Djajtë e Kuq duken mirë të vendosur për një vend në gjysmëfinale pasi golat në secilën pjesë nga Marcus Rashford dhe Bruno Fernandes siguruan një fitore 2-0 kundër skuadrës spanjolle.

Sidoqoftë, ata do të jenë pa Harry Maguire, Scott McTominay dhe Luke Shaw për ndeshjen e kthimit të javës së ardhshme pasi të gjithë morën kartonë të verdhë dhe plotësuan numrin e ndëshkimeve.

“Nuk ishte një natë perfekte. Ne morëm tre kartonë të verdhë dhe tre pezullime. 2-0 është rezultat shumë i mirë. E dimë sa e vështirë është të vish në Spanjë. Duhej të luanim mirë për të marrë një rezultat”, ka thënë fillimisht Solskjaer.

Solskjaer vlerësoi ndikimin e dy golashënuesve, Rashford dhe Fernandes duke bërë lëvdata për ta.

“Rashford dhe Fernandes kanë qenë të jashtëzakonshëm, shumë të rëndësishëm për ne”.

“Ishte një vrapim shumë i mirë nga Rashford, e merr topin në mënyrë fantastike. Bruno është shumë i sigurt në penallti edhe pse portieri gati e priti atë”.

“Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Është ende një ekip i ri, një ekip që mëson. Duhet të përmirësohemi gjatë gjithë kohës. Futbolli ju kap kaq shpejt nëse pushoni. Ne nuk mund të kemi ndonjë qasje tjetër”, përfundoi trajneri i Unitedit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme