Solskjaer kërkon me çdo kusht sulmues, shfaqet emri i Rondon

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron me çdo kusht një sulmues në afati kalimtar të janarit. 

Norvegjezi e tha këtë edhe pas takimit me Manchester Cityn ku skuadra e tij fitoi 1-0, por u eliminua nga Kupa EFL.

Klubi ka qenë i lidhur me disa lojtarë si Odion Ighalo, Islam Slimani, Krzysztof Piatek dhe Edinson Cavani.

Ighalo dhe Slimani mbesin si opsione, ndërsa Piatek dhe Cavani, kanë zgjedhur destinacionet e reja.

Por së fundmi është hapur edhe një pistë e re, ku emri që po përfolët është Salomon Rondon.

Sipas The Times, United e ka kthyer kokën nga ish sulmuesi i Neëcastle United dhe West Brom, që aktualisht është në Kinë te Dalian Yifang.

Rondon ka shënuar pesë gola në 11 ndeshje, por kërkon largimin nga Kina shkaku i coronavirusit që është përhapur në këtë vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme