Solskjaer: Nuk kemi nevojë për Kane

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester United, Ole Gunner Solskjaer insistoi që nuk kanë nevojë për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane. Legjenda e United, Roy Keane kërkoi nga klubi që ta blejnë anglezin, pasi “Djajtë e Kuq”, nuk kanë ndonjë qendërsulmues në formë të shkëlqyer.

Mirëpo, tekniku norvegjez tha se ka besim të plotë te sulmuesi, Anthony Martial. “Martial është rikthyer, jam i lumtur me opsionet që kam në sulm. Kam dëgjuar disa njerëz që kërkojnë të blejnë qendërsulmues, por Anthony i ka të gjitha cilësitë e duhura.

Është i shpejtë, ka taktikë dhe një ndër arsyet pse ka qëndruar këtu është se kam kërkuar të bëhet qendërsulmues. Të gjithë lojtarët e dinë sa i rëndësishëm është, kur flasim për shënimin e golave, të gjithë thonë ta pasojnë topin te Anthony.

United është mysafirë i Norwich Cityt, ndeshje që fillon në ora 17:30.

Të ngjashme