Solskjaer ofendoi rëndë lojtarët në dhomat e zhveshjes

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Përformanca e dobët e futbollistëve të Manchester United në barazimi ndaj Huddersfield ka irrituar shumë edhe trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Barazimi me ekipin e fundit në tabelë bëri që ‘Djajtë e Kuq’ edhe matematikisht sezonin e ardhshëm të mos jenë pjesë e Ligës së Kampionëve.

Dhe për këtë shkak, trajneri norvegjez u tregua mjaft i ashpër në dhomat e zhveshjes, duke i quajtur lojtarët si një ‘turp i vërtetë’, transmeton lajmi.net.

Punët për Unitedin janë duke shkuar në mënyrën më të keqe, me Juan Matan dhe Ander Herreran që pritet të largohen në verë meqë edhe iu skadon kontrata.

David de Gea dhe Marcus Rashford janë gjithashtu dy lojtarët që po refuzojnë marrëveshje të re.

Në këtë mund të përfshihet edhe mesfushori Paul Pogba, i cili e sheh të ardhmen e tij larg Anglisë, më saktësisht te Real Madridi. 

Të ngjashme