Solskjaer shpreson në qëndrimin e Cavanit

Prishtinë | 21 Mar 2021 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se krerët e klubit janë në bisedime me sulmuesin uruguaian Edinson Cavani për vazhdim të kontratës.

Solskjaer ka thënë se shpreson që Cavani të qëndrojë përtej këtij stinori.

“Ne jemi duke biseduar me Eddyn. Edinsoni është top-sulmues dhe të shohim se çfarë do të vendosë. Ne jemi në bisedime të mira me të. Duam të kemi një skuadër garuese dhe na duhet të kemi dikë që shënon gola”, ka thënë Solskjaer, raportojnë mediumet angleze.

Cavani 34-vjeçar i është bashkuar Manchester Unitedit këtë stinor si lojtar i lirë. Ai ka firmosur kontratë për një edicion.

Cavani i ka shënuar shtatë gola dhe i ka asistuar dy tjerë në 25 ndeshje në të gjitha garat.

Të ngjashme