Solskjaeri kthehet tek Unitedi si trajner i përkohshëm

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi ka bërë të ditur se ish-sulmuesi Ole Gunnar Solskjaer është emëruar menaxher i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Norvegjezi do të jetë zëvendës i Jose Mourinhos së shkarkuar të martën pas serisë negative në muajt e fundit.

Solskjaer realizoi 126 gola në 366 paraqitjet me Unitedin mes viteve 1996-2007. Në vitin 2008 ai u bë trajner i rezervave të klubit, para se të merrte drejtimin e Moldes në Norvegji.

Ai menjëherë do të marrë drejtimin e klubit dhe do të mbetet në krye të ekipit derisa Unitedi të gjejë menaxherin e ri.

Përkrah tij do të jetë Mike Phelan, ish-asistent i Sir Alex Fergusonit.

“Manchester Unitedi është në zemrën time dhe është brilante të kthehem këtu me këtë rol. Mezi pres të punoj me ekipin e talentuar që kemi”, ka thënë Solskjaer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme