Solskjaeri rrezikon pozitën nëse vazhdon ta lë në bankën rezervë Martial

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Ole Gunnar Solskjaer është paralajmëruar se mund të shkarkohet nga Anthony Martial nëse vazhdon ta lë në bankën rezervë.

Trajneri norvegjez ka kohë që është nën presion se mos shkarkohet nga Manchester United, mirëpo që tani ka filluar t’i realizojë strategjitë e tij.

Nëse Djajtë e Kuq fitojnë ndaj Burnleyt të martën mbrëma, atëherë do të jenë lider të ri të Ligës Premier.

Martial scored in United’s most recent league game, against Aston Villa. Image: PA Images

Por, ish-pronari i Crystal Palaces, Simon Jordan i ka thanë Solskjaerit se ai duhet të ketë kujdes me Martialin, pasi mund t’i bëjë rrethanat deri te shkarkimi i tij.

“Anthony Martial mund ta shkarkojë Olen, pasi po qëndron në bankën rezervë dhe nuk ëhstë i lumtur me këtë gjë”, ka thënë ai.

“Ju e shikoni se në çfarë situate është francezi dhe ai kërkon të luajë më shumë. Ai nuk do të zgjedh mjete për të shkarkuar Solskjaerin”.

“Në një situatë të tillë, trajneri duhet të bisedoj me lojtarin dhe t’i tregoj qartë se çfarë dëshiron nga ai, ndryshe mund të ketë pasoja”, ka shtuar më tej Jordan. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme