Son me kontratë të re

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut, Son Heung-min ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Tottenhamit për kontratën e re. Lajmi është bërë i ditur të premten nga “Daily Star”. Mësohet se me kontratën e re, Son do të jetë pjesë e Tottenhamit deri në vitin 2025 dhe do të ketë një rritje të dukshme të pagës.

Te Tottenhami po e shohin Sonin si lojtar të rëndësishëm për ekipin dhe për këtë arsye kanë insistuar në arritjen e marrëveshjes për kontratën e re. Kontrata aktuale e Sonit i skadon në vitin 2023 kurse 28-vjeçar ka shkëlqyer këtë edicion me 20 gola të shënuar e 16 asistime në 46 paraqitje në të gjitha garat.

Të ngjashme