Son përfundon në radarin e Real Madridit

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi pritet që të rekrutojë lojtarë të ri gjatë këtij afati por edhe në afatin e verës

13 herë kampionët e Europës thuhet se janë në përpjekje për ta transferuar yllin e Spurs, Heung-min Son.

Sipas Ekrem Konur, sulmuesi i Tottenhamit është në radarin e Real Madridit dhe është në listën e lojtarëve që kjo skuadër dëshiron që t’i transferojë.

Zinedine Zidane thuhet se është një adhurues i madh i jugkoreanit dhe do të përpiqet që të bëj ofertë për të në të ardhmen e afërt, pavarësisht moshës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme