Son, shpëtimtar i Tottenhamit ndaj Newcastlet

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Son Heung-Min ishte heroi i Tottenhamit që sot mposhti Newcastle Unitedin për të kaluar në pozitën e dytë të Premier Ligës.

Jug-koreani po zëvendëson mirë të lënduarin Harry Kane, pasi realizoi golin e fitores në këtë takim.

25-vjeçari realizoi një gol të bukur pas asistimit të Fernando Llorentes në minutën e 83-të.

Me këtë fitore Tottenhami tubon 57 pikë, një më shumë se Manchester City që të dielën përballet me Arsenalin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme