Sondazhi i UEFA-s: Tifozët besojnë se Kosova mund ta befasojë Spanjën sonte

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Kosova dhe Spanja do të përballen me njëra tjetrën sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Në sondazhin që e realizon UEFA për çdo ndeshje të kombëtareve, Kosova nuk qëndron keq, shkruan Gazeta Express.

Sipas votave të tifozëve, në fitoren e Spanjës sonte besojnë 59% e tyre, në fitoren e Kosovës 36%, ndërsa për barazim kanë votuar 5% e tifozëve.

Derisa Kosova i është pothuajse e pashpresë dhe pa gjasa për ta siguruar pjesëmarrjen në një turne të madh për herë të parë në historinë e vet, Spanja është lidere e Grupit B dhe synon të kualifikohet direkt në Katar 2022.

Spanja i ka 10 pikë në vendin e parë, një më shumë se Suedia në vendin e dytë, por i ka zhvilluar dy ndeshje më shumë se kjo e fundit. Prandaj, vendi i parë në grup nuk është i sigurt për furinë e kuqe.

Kosova, nga ana e saj, renditet e treta me vetëm katër pikë, pothuajse pa shpresa për kualifikim. Vendi i parë shkon direkt në Katar 2022, ndërsa vendi i dytë luan në play-off.

Të ngjashme